Rusi, tragjedia hekurudhore nga 7 kg eksploziv

28/11/2009 15:00

Shtate kile tritol. Ka qene nje bombe shkaku i tragjedise hekurudhore ne te cilen u perfshi treni “Nievski Express”.

Lajmin e ka bere te ditur kreu i sherbimeve ruse te sigurise, Aleksandr Bortnikov, i cili zhvilloi nje takim me presidentin Dmitri Medvedev.

Nderkohe, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe nje deputet rus, i cili ka deklaruar se atentatoret kishin ne plan te benin nje masaker.

“Donin nje katastrofe. Hetimet e para tregojne se ato kafshe e organizuan shperthimin ne menyre qe pasojat te ishin sa me te renda”, ka deklaruar Vladimir Vasiliev.

Top Channel