Kongo, mbytet trageti, 73 viktima

28/11/2009 17:00

Tragjedi ne Kongo ku 73 persona kane humbur jeten ne nje liqen ndersa po zhvillonin nje shetitje.

Sipas radios Kryqi i Kuq, ngjarja ndodhi ne liqenin Mai Ndombe ne provincen e Bandundu diten e merkure. Mendohet se shkaktari kryesor i mbytjes se mjetit lundrues eshte bere moti i keq. “Per momentin bilanci eshte 272 te mbijetuar dhe 73 viktima.

Por forcat e kerkimit po punojne sepse ka ende persona te zhdukur”, shprehet presidenti i Kryqit te Kuq ne Republiken e Kongos, Dominic Lutula.

Top Channel