
Kreu i OKB-se u ka bere thirrje krereve te shteteve dhe qeverive te vendeve te ndryshme te botes, qe te nenshkruajne nje marreveshje mbi ndryshimet e klimes gjate samitit te Kopenhagenit.
Ban Ki Moon ka deklaruar se shpreson se marreveshja do te arrihet, duke pare qendrimet e fundit pozitive te disa vendeve.
“Qellimi yne i perbashket eshte te arrijme ngritjen e nje themeli lidhur me ceshtjen e klimes, sa me shpejt te jete e mundur”, ka deklaruar Ki Moon.
Ndersa kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen ka deklaruar se ai shpreson te shohe “para ne tryeze” gjate samitit qe do te zhvillohet ne vendin e tij.
Samiti i Kopenhagenit do te mbahet nga data 7 deri ne 18 dhjetor, ne te do te marrin pjese mbi 85 lidere shtetesh, te cilet do te diskutojne per ndryshimet e klimes.
Top Channel