Itali, Liga e Veriut serish kunder emigranteve

28/11/2009 16:30

Nese nje ndermarrje ne Itali mbyllet, te huajt qe punojne ne te duhet te kene asistence vetem per gjashte muaj, ne nje kohe qe per italianet asistenca mund te zgjase deri ne dy vjet.

Ky propozim i Liges se Veriut mberriti menjehere pasi lideri i saj Umberto Bossi deklaroi se  forca e tij politike do te votoje kunder rishikimit te ligjit per dhenien e nenshtetesise italiane per emigrantet. Gati cdo dite, Liga e Veriut po nxjerr ndonje ide te re qe mund t’u veshtiresoje jeten emigranteve me banim ne Itali.

Ideja e kufizimit e asistences u konsiderua nga opozita si nje cmenduri antikushtetuese, madje u kritikua edhe nga disa eksponente te qeverise. Ministri i Mbrojtjes, Ignazio La Russa tha se trajtimi i ndryshem i italianeve dhe i te huajve qe kane humbur punen pa pasur asnje faj, do te ishte dicka e padrejte sepse taksat i paguajne te gjithe njelloj.

Si per ironi te fatit, propozimi mberriti pikerisht diten kur Papa Benedikti XVI terhoqi ne nje fare menyre vemendjen mbi kete teme. Gjate nje takimi, Shenjteria e tij tha se, “emigranti eshte person me te drejta themelore te pamohueshme qe duhen respektuar gjithmone nga te gjithe”.

Top Channel