
Ministria e Jashtme norvegjeze njofton se autoritetet iranian kane sekuestruar cmimin “Nobel per Paqe” te marre prej aktivistes per te drejtat e njeriut ne vitin 2003, Shirin Ebadi.
“Medalja e doktoreshe Ebadit eshte levizur prej kutive bankare sebashku me sende te tjera personale te aktivistes per te drejtat e njeriut. Veprime te tilla jo vetem qe na kane zhgenjyer, por edhe na kane shokuar”, thuhet ne nje komunikate te shperndare prej ministrit te Jashtem norvegjez, Jonas Gahr Store.
Ne njoftimin e autoriteteve diplomatike te vendit nordik nuk qartesohet rruga se si eshte “vjedhur” prej kutise bankare medalja “Nobel” nga autoritetet iraniane, por ne nje note proteste derguar trupit diplomatik iranian ne Norvegji lihej te kuptohej se konfiskimi i tyre ishte ndermarre prej iranianeve pas arrestimit ne Teheran te burrit te nobelistes ne ditet e para te muajit shtator.
Nderkohe, ne lidhje me akuzat e forta ende nuk ka nje reagim zyrtar prej Teheranit.
Shirin Ebadi fitoi cmimin prestigjoz, “Nobel per Paqen” ne vitin 2003 ne fushen e te drejtave te njeriut me perpjekjet e saj per statusin e femrave dhe femijeve ne vendin e saj.
Top Channel