Rusi, mbi 10 viktima nga rrezimi i trenit

27/11/2009 23:30

Agjencia e lajmeve Interfax njofton se numri i viktimave si pasoje e aksidentit te trenit qe po udhetonte nga Moska drejt Shen Peterburgut deri me tani eshte 10. (UPDATE)

Po i njejti burim shton me tej se numri i te lenduarve kalon 130 persona qe mund te perkeqesojne bilancin tragjik pasi mjaft prej tyre jane ne gjendje te rende shendetesore.

Nderkaq, burime nga sherbimet e sigurise ruse nuk perjashtojne mundesine e nje atentati terrorist. Por, megjithe dyshimet e sigurimit rus, hipoteza kryesore e ngritur prej autoriteteve policore vendase mbetet ajo e nje dalje prej shinave te tre vagoneve te trenit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta