Onill paguan funeralin e 5 vjecares

27/11/2009 04:25

Basketbollisti i njohur amerikan I NBA-se, Shak Onill ka vendosur te paguaje te gjitha shpenzimet e funeralit te vajzes 5 vjecare e cila u gjet e vdekur javen e shkuar ne Karolinen Veriore.

“Ajo qe i ndodhi asaj eshte tragjike. Une kisha deshire qe te zhvillohej nje funeral qe do te ishte po aq i bukur sa ajo”, eshte shprehur Onill.

Autoritetet dyshojne se pasi vajza 5 vjecare eshte marre peng eshte abuzuar edhe seksualisht me te dhe me pas e kane vrare. Vajza u raportua e zhdukur me 10 nentor, ndersa trupi i saj i pajete u gjet gjashte dite me vone.

Nderkohe, pas gjetjes se kufomes se 5 vjecares ne pranga ka rene e ema e saj qe sipas autoriteteve njihet si nje perdoruese e rregullt droge dhe qe dyshohet se e perdorte vajzen e saj per qellime prostitucioni.

Top Channel