Kina, gati satelite te tjere henore

27/11/2009 15:45

Kina do te leshoje satelitin e saj te dyte henor “Chang’e 2” ne tetor te 2010-es, ne kuader te nje projekti ambicioz hapesinor.

Lajmin e ka bere te ditur dizenjatori i satelitit te pare Ye Peijian, dje ne Pekin.

Leshimi i nje sateliti te trete, i pari me sonden “Rover”, eshte parashikuar brenda 2013-es.

Hapi i ardhshem, i parashikuar brenda 2017-es, do te jete ai i dergimit te nje anijeje per te mbledhur dhe sjelle ne Toke kampione nga siperfaqja henore.

Top Channel