Filipine, nje politikan autor i masakres

27/11/2009 03:35

Autoritetet filipinase deklarojne se pergjegjesi kryesor i masakres ku mbeten te vrare 57 persona mes te cileve edhe 18 gazetare eshte nje politikan.

Andal Ampatuan Jr, djali i guvernatorit te rajonit problematik jugor filipinas, u arrestua vetem dy dite pas masakres dhe dyshohet se ai eshte organizatori i saj.

Ende nuk dihet se me sa akuza vrasjeje do te ngarkohet Ampatuan Jr.

Diten e hene nje grup prej 100 personash te armatosur ndaluan nje varg makinash dhe njerezish, mbeshtetes te politikanit Ismael Toto Mangudadatu duke vrare 57 prej tyre perfshire edhe Mangudadatu, ish kandidat per guvernator ne zgjedhjet e muajit maj.

Top Channel