Distancohet Rapidi i Vjenes

27/11/2009 10:00

Perfshirja e Vllaznise ne “listen e zeze” te UEFA-s, per trukime ne dy sfidat me Rapidin e Vjenes kane shkaktuar befasi ne klubin ku luan edhe sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi.

Austriaket u kualifikuan ne turin e trete eliminator te Europa League pas rezultatit te pergjithshem 8-0 (fitore 5-0 ne Vjene dhe 3-0 ne Shkoder).

Presidenti i bardhjeshileve, Rudolg Edlinger, eshte shprehur i çuditur per hetimin e hapur ndaj ekipit shqiptar dhe ka theksuar se Rapidi nuk ka asnje lidhje me manipulimet. “UEFA ka percaktuar se Rapidi nuk ka asnje lidhje me manipulimet, kete e themi me kompetence te plote”, tha drejtuesi i klubit qe ka punuar edhe si minister i Financave ne Austri.

“Nuk e kam idene sesi funksionojne bastet, por vetem shpresoj qe pas gjithe kesaj çeshtjeje, kur portieri te pesoje nje gol stadiumi te mos bertase ‘e shitur‘. Nese do te arrijme ne kete pike, nuk do te mund te flasim me per futboll”. Habia e Edlinger per dyshimet e ngritura ndaj Vllaznise lidhet edhe me mikpritjen qe Shkodra rezervoi per drejtuesit e Rapidit, por edhe per skuadren ne pergjithesi.

“Delegacioni yne, i shoqeruar nga nje perfaqesues i klubit shqiptar u prit edhe nga kryetari i Bashkise ne Shkoder. Drejtuesit e klubit me ishin dukur persona per se mbari, me vjen keq qe e gjithe ajo pershtypje pozitive qe krijuam u shkaterrua ne kete menyre”, perfundoi presidenti i vjenezeve ne intervisten per gazeten “Kurier”.

Ne te njejten linje ka qene edhe deklarata e sulmuesit Stefan Mainhofer, i cili ka shenuar edhe golin e dyte ne Shkoder. Me 31 gusht, ai u transferua ne Angli te Volverhempton, ndersa Rapidi bleu Hamdi Salihin qe ta zevendesonte. Mainhofer deklaroi: “Nuk arrij ta besoj te gjithe kete qe po flitet. Kjo eshte çmenduri!”.

Lojtari e kujton mjaft mire ate qe ndodhi ne fushen e lojes, pavaresisht se kane kaluar afro kater muaj. “Ne qe ishim ne fushen e lojes nuk kemi kuptuar asgje. Rapidi ishte i detyruar te fitonte ne ndeshjet me Vllaznine dhe te kualifikohej me tej. Me vjen shume keq qe ndeshjet tona po perfliten ne kete menyre dhe akuzohen si te trukuara. Kjo do te beje qe rezultatet e arritura prej skuadres ne fushen e lojes te mos kene shume vlera”, vazhdoi me tej Mainhofer.

“Ne fushen tone fituam me rezultatin 5-0 perballe Vllanise, por rezultati i ndeshjes mund te kishte qene edhe me i thelle. Ata kishin probleme me luften ne ajer, mbi te gjitha ne pjesen e dyte te ndeshjes”.

Top Channel