
Agjencia Nderkombetare per Energjine Berthamore ka miratuar nje rezolute qe denon Iranin per zhvillimin e procesit te pasurimit te uraniumit ne nje impiant sekret.
ANEB ka kerkuar gjithashtu qe Teherani ta ndaloje menjehere kete projekt. Rezoluta, e para qe miratohet ndaj Iranit ne 4 vjet, kaloi me 25 vota pro, 3 kunder dhe 6 abstenim.
Nga ana e tij, Irani deklaron se programi i tij berthamor ka qellime paqesore, por SHBA pretendojne se Teherani po perpiqet te pajiset me bombe berthamore.
Rezoluta kaloi me mbeshtetjen e papritur te Rusise dhe Kines, por kjo nuk do te thote se te dyja do te mbeshtesin aplikimin e sanksioneve ndaj Teheranit.
Ne shtator u zbulua se Irani kishte nje impiant tjeter te pasurimit te uraniumit, duke thelluar keshtu friken e Perendimit per pajisje me bombe berthamore.
Top Channel