Te paftuar ne festen e Obames

26/11/2009 12:55

Nje cift jo fort i njohur ka marre pjese ne darken gala te organizuar nga Shtepia e Bardhe, per nder te kryeministrin indian Monmahan Singh.

Ajo quhet Michaelle Salahi dhe kerkon te zgjidhet per nje rol ne serialin e famshem “Desperate Housewives of Washington”. Me bashkeshortin Tareq eshte e njohur ne Virginia per promocionet e vererave lokale dhe te sportit te polos.

Por popullariteti i ciftit eshte rritur menjehere qe ne momentin qe arriten te futeshin ne mbremje edhe pa qene te ftuar.

Gjate ‘misionit’ te tyre ne Shtepine e Bardhe, Michaele Salahi dhe i shoqi arriten te benin fotografi me zevendespresidentin Joe Biden.

Fotoja eshte vene ne Facebook. “Te nderuar qe ishim ne Shtepine e Bardhe per darken gala ne nder te Indise me presidentin Obama dhe zonjen e pare”, kane shkruar ne rrjetin social.

Shtepia e Bardhe nderkohe nuk ka i ka derguar asnje ftese ciftit dhe njoftoi se ata nuk u ulen ne asnje tavoline.

“Posta e kontrollit te Sherbimit Sekret nuk ka ndjekur procedurat. Edhe pse nuk perbenin rrezik ata nuk duhet te hynin”, thote zedhenesi i agjenteve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel