Obama pershendet pelegrinazhin ne Meke
26/11/2009 08:25
Priten me shume se dy milione pelegrine myslimane ne Meke, ne Arabine Saudite ku po zhvillohet pelegrinazhi i pervitshem.
Atyre dhe te gjithe besimtareve ne SHBA dhe ne bote qe festojne Eid Al Adha, presidenti Barack Obama u ka derguar nje mesazh urimi.
“Riti i pelegrinazhit i Eid Al Adha na kujton prejardhjen e perbashket nga Abrahami te feve me te medha te botes”, eshte shprehur kreu i Shtepise se Bardhe.
Obama ka theksuar me pas se kete vit, Departamenti amerikan i Shendetesise ka bere nje marreveshje me homologet saudite per te parandaluar dhe kufizuar perhapjen e gripit te derrit gjate pelegrinazhit.
Top Channel