Izrael-Siri, SHBA mbeshtet Turqine
26/11/2009 14:15
Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te vleresonin shume nje ndermjetesim te Turqise ne bisedimet per paqe mes Izraelit dhe Sirise, te nderprera prej dhjetorit 2008.
Keshtu eshte shprehur ne nje konference per shtypin, i derguari amerikan per Lindjen e Mesme, George Mitchell.
Sipas tij, funksionaret amerikane po kryejne prej muajsh konsultime me zyrtare izraelite dhe siriane.
Ai ka theksuar se SHBA-te “e mirepresin nje pjesemarrje te metejshme te Ankarase ne bisedimet siriano-izraelite, por vendimi u perket te dyja paleve ne fjale”.
Top Channel