Iran, ElBaradei i zhgenjyer

26/11/2009 13:44

Bisedimet mes perfaqesuesve te ANEB-it ne Teheran kane mberritur ne nje “pike te vdekur”.

Keshtu eshte shprehur kreu i Agjencise Nderkombetare per Energjine Berthamore, ElBaradei.

Ai theksoi se ndihej i “zhgenjyer qe Irani nuk ka pranuar propozimin per te pasuruar uraniumin e vete jashte vendit.

Mbledhja e Keshillit te Guvernatoreve te ANEB-it, dedikuar kryesisht dosierit te ceshtjes berthamore iraniane, do te ekzaminoje edhe nje projekt rezolute qe denon Iranin per mbajtjen sekret te impiantit te tij te dyte te pasurimit te uraniumit ne Qom.

Top Channel