
Numri nje i tenisit boteror, Roger Federer eshte i njohur per qetesine dhe vetepermbajtjen e tij, sidomos ne fazat vendimtare dhe delikate.
Por ne nje interviste per CNN, shfaqet nje Federer, i cili nuk permbahet nga te qeshurat.
I derguari i CNN, intervistoi ne Zyrih te Zvicres, kampionin e tenisit.Pas disa pyetjeve bere ne anglisht, gazetari i drejtohet Federer me pyetjet e tij ne gjuhen spanjolle.
I intervistuari duhet te mos pergjigjej,po thjesht te qendronte statik dhe te shihte drejt kameras ose gazetarit.
Federer nuk e mbajti dot veten dhe ia plasi gazit per minuta e minuta te tera. Sekuenca u perserit per disa here, por Federer nuk pushoi se qeshuri edhe pas nje pushimi te shkurter.
Ne fund te intervistes gazetari tha se te gjithe konkurentet e zviceranit duhet te pajisen me dy elemente para ndeshjeve: Per te mundur Federer, kundershtaret duhet te furnizohen me dy gjera: Pak sens humori dhe pak spanjisht.
Top Channel