
Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun eshte shprehur mjaft i kenaqur nga njoftimi i presidentit amerikan, Barak Obama per pjesemarrjen e tij ne samitin e 9 dhjetorit ne Kopenhagen.
“Sa me shume ne nivel te larte te jete pjesemarrja ne samitin e Kopenhagenit aq me te medha do te jene mundesite qe ky samit te kthehet ne nje sukses per vendimet ne lidhje me klimen”, thuhet ne nje deklarate te njoftuar prej zedhenesit te Ki Mun, Farhan Haq.
Samitit i Kopenhagenit pritet te diskutoje planet per parandalimin e ndryshimeve klimaterike duke reduktuar efektin sere. Ende nuk dihet niveli i perfaqesimit te shteteve te tjera me te industrializuara te globit pasi as Rusia, Kina, Gjermania apo Anglia nuk jane prononcuar per kete ceshtje.
Top Channel