
Ne diten nderkombetare te viktimave te minave, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane refuzuar kerkesen e disa prej aleateve te saj te NATO-s per te hequr dore nga strategjite luftarake minuese.
“Kjo administrate shqyrtoi me hollesi efektetet e secilit vendim dhe u la ne fuqi vendimi per vazhdimin e strategjive minevenese ne terren. Arritem ne perfundimin se siguria jone dhe e aleateve tane mund te cenohet nese ne firmosim kete konvente”, eshte shprehur zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Jan Kelli.
Administrates amerikane i eshte kerkuar nga Anglia, Franca, Gjermania dhe pjesa dermuese e anetareve te NATO-s, si dhe nga shume vende te tjera jo anetare e Aleances se Atlantikut, te nenshkruaje nje konvente qe do te detyronte ushtrine amerikane heqjen dore prej strategjive luftarake minevenese.
Top Channel