Tragjedia ne Filipine kthehet ne nje skandal
25/11/2009 08:45
Tragjedia qe ndodhi para disa ditesh ne Mindanao tashme ka marre permasat e nje skandali ne Filipine, pasi nje aleat i presidentit Arroyo dyshohet per organizimin e masakres ku humben jeten 52 persona.
Civilet u moren peng dhe me pas u ekzekutuan me gjakftohtesi nga njerez te armatosur pasi ata po merrnin pjese ne nje takim te kandidatit per guvernator.
Ata u ekzekutuan ne Saniag pasi u rrembyen nga nje grup i urdheruar nga kryebashkiaku i Datu Unsay, Andal Ampatuan. Ai eshte anetar i partise se Gloria Arroyo dhe djali i nje politikani qe ka mbeshtetur presidentin ne zgjedhjet e fundit.
Top Channel