Shtetet e Bashkuara e Amerikes dhe India kane rende dakort ne nje sere marreveshjesh ne fushen ekonomike, nukleare dhe ate te sigurise globale.
Marreveshjet jane arritur pas takimit qe presidenti Obama pati me kryeministrin indian, Munmohan Singh ne Shtepine e Bardhe.
“Besoj se marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Indise do te kthehen ne partnerizim thelbesor te shekullit te 21-te dhe do te reflektojne dialogun strategjik mes dy kombeve”, deklaroi Obama duke e quajtur Indine si “shteti me i madh demokratik shumeetnik”.
Nderkohe ne deklaraten e tij, kryeministri Singh u shpreh i kenaqur me nivelin e bashkepunimit mes SHBA-se dhe Indise dhe nenvizoi vendosmerine e te dyja paleve per ta zhvilluar me tej kete bashkepunim ne luften kunder terrorizmit, programit berthamor dhe ne fushen teknologjise dhe shkences.
Top Channel