SHBA, 4 libaneze ne pranga, ndihmonin Hezbollah-un

25/11/2009 02:25

Kater persona me kombesi libaneze jane arrestuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes pasi dyshohet se furnizonin me mjete logjistike dhe arme zjarri te kalibrit te rende organizaten Hezbollah.

Lajmi njoftohet nga Departamenti i Drejtesise. Te ndaluarit vec akuzave per mbeshtetje logjistike dhe furnizim me mitraloze, te eksportuar nga SHBA, akuzohen edhe per falsifikim dokumentash dhe parash si dhe ndihme kundrejt nje grupi terrorist.

Hezbollah, megjithese ne qeverine e re ne Bejrut perfaqesohet me dy ministri, nga Uashingtoni konsiderohen si nje grup terrorist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA