Presidentja e Indise, test me avionin ushtarak
25/11/2009 12:45
Presidentja e Indise, Pratibha Devisingh Patil nuk njeh kufij duke thyer rekord pas rekordi.
74-vjecarja qe mban rekordin si femra me e vjeter ne krye te nje shteti, ka udhetuar serish me nje avion ushtarak me shpejtesi supersonike.
Lajmin e bejne te ditur mediat e Nju Delhit, sipas te cilave, testi eshte zhvilluar ne bazen ajrore te Lohegaon ku presidentja eshte ulur ne nje avion luftarak Sukhoi-30 MKI per rreth 30 minuta. Shpejtesia maksimale e ketij avioni eshte 1.236 km/h, cka do te thote se ajo e ka kaluar edhe kufirin e shpejtesise supersonike.
Top Channel