Izrael, Netanjahu mbledh Keshillin e Mbrojtjes

25/11/2009 10:00

Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu ka thirrur Keshillin e Mbrojtjes per te diskutuar nje plan per shkembimin e te burgosurve me Hamasin.

Sipas njoftimit te dhene nga nje radio ushtarake, vendimi per kete mbledhje ishte marre prej kohesh dhe do zhvillohet sot pasdite. Ne negociata eshte perfshire edhe nje shtetas gjerman, i cili mundesoi lirimin e 20 palestinezeve ne kembim te pamjeve me ushtarin Shalit.

Ai u rrembye para disa vitesh nga guerrilasit e Hamasit dhe mbehet peng ne nje vend ende te paditur. Qellimi i mbledhjes se Netanjahut eshte pikerisht shkembimi i nje numri te burgosurish me ushtarin hebre.

Top Channel