Bayern, Van Gaal pezullon sulmuesin Toni

25/11/2009 11:40

Ashpersohen marredheniet ne gjirin e Bayern Munchen ku mesa duket Luca Toni ka trazuar perfundimisht ujerat.

Trajneri Van Gaal e ka pezulluar sulmuesin per nje afat te pacaktuar pas deklaratave te bomberit ne mediat italiane. “Prej kater muajsh kam probleme me Van Gaal. Do me pelqente shume te rikthehesha ne Itali per te shenuar, ne menyre qe te hyj serish ne planet e trajnerit te kombetares”, tha disa dite me pare ai.

Nderkohe, ish klubi i tij Fiorentina eshte vene ne levizje per ta rithyer ne shtepi. Pas ndeshjes kunder Schalke 04, Toni u gjobit pasi u largua nga stadiumi menjehere pas dushit.     

Top Channel