A/H1N1, Kanadaja terheq shume vaksina

25/11/2009 09:15

Kanadaja ka terhequr nje numer te madh vaksinash kunder gripit te derrit, pasi shume paciente u ankuan per reaksione te renda ne momentin qe kane marre injeksionin.

Organizata Boterore e Shendetesise njoftoi se autoritetet kanadeze po bejne c`eshte e mundur per zbardhjen e problemit, e nderkohe kane hequr nga qarkullimi vaksinat e “GlaxoSmithKline”. 6 persona u ndjene shume keq pas vaksinimit ne Kanada.

Pas vales gjigande te vaksinimeve kunder A/H1N1, ne mbare boten jane shenuar gati 30 vdekje. Por OBSH e ka perjashtuar deri tani lidhjen e tyre me vaksinen. Sipas organizates, qe analizon te dhenat nga 16 shtete te ndryshme, vdekjet jane vetem nje fraksion i vogel e i paperfillshem krahasuar me 65 milione dozat e administruara deri tani.

Top Channel