“Dora e Zotit”, Hansson: S’kisha faj

25/11/2009 13:30

Tabloidi “Times” ka shpetuar karrieren e arbitrit suedez Martin Hansson, i cili u shenjestrua ashper pas golit te parregullt te Frances ne ndeshjen me Irlanden.

“Times” ka analizuar pamjet, duke dale ne perfundimin se fushepamja e arbitrit ne momentin e prekjes se topit me dore nga Henry, ishte e kufizuar. Perpara syve te tij ndodheshin tre lojtare, ndersa asistenti nuk mund te shikonte per shkak te portierit Shay Given.

“Pamjet na qartesojne se arbitri 38 vjecar suedez me profesion zjarrefikes nuk mund ta shikonte ate faull”, shkruan gazeta. Ndersa vete arbitri i FIFA-s shton se kur u kthye ne vendlindje mendoi te largohej nga ky profesion pasi u mbyt me kritika nga shume njerez.

“Me pas e kuptova se nuk ishte faji im dhe nuk mendoj se mund te kisha vendosur ndryshe. Ishte nje situate e pafat qe pasi pasojat e saj per Irlanden por e perseris, nuk ishte pergjegjesia ime apo e asistenteve”, thekson Hansson. Nderkohe tabloidi “The Sun” zbulon se sponsori i Henry, Gillete, ne spotin e fundit ia ka hequr topin nga dora sulmuesit, por kete e ka bere vetem ne versionin francez.  

Top Channel