Venezuela: Izraeli kercenon Chavez dhe Ahmadinejad

24/11/2009 20:50

Venezuela ka akuzuar Izraelin se presidenti izraelit Shimon Peres gjate nje vizite te koheve te fundit ne Argjentine ka kercenuar liderin venezuelian Hugo Chavez dhe presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Peres, sipas Karakasit, ka pohuar se populli i Venezueles dhe Irani do te permbysin shume shpejt drejtuesit e vete.

Per ministrin e Jashtem te Karakasit, “behet fjale per nje kercenim te drejtperdrejte per jeten dhe sigurine e Chavez dhe Ahmadinexhad”.

Top Channel