Te Tirana ka serish “grup” armiqesor

24/11/2009 10:00

Tirana si gjithnje vazhdon te mbetet nje “mine me sahat”, te ciles i mjafton shume pak per t‘u ndezur. Qe kjo Tirane do te kishte probleme, nje fakt ti tille u duk qe ne vere, ku perveç perplasjeve donatore-bashki per asamblene, skuadra mori nje trajner “te madh”, por kete e shoqeroi me nje merkato te varfer.

Javet e para te sezonit ishin katastrofe per bardheblute, te cilet rrezikuan deri edhe vendin e fundit ne tabele, por pas 7 ndeshjeve te nise nje ringritje e skuadres, e cila krijoi iluzionin e rikthimit te Tiranes se madhe, pretendentes se zakonshme ne luften per titull. Me kete eufori djemte e Alban Tafajit zbarkuan ne Laç, ku u hasi serish “sharra ne gozhde”.

Mjaftoi nje autogol, i cili vulosi humbjen 1-0 ne ndeshjen e javes se 11-te dhe problemet te riktheheshin serish mes 24 here kampioneve te Shqiperise. Menjehere pas humbjes ne Laç, ka reaguar shefi i klubit, Rauf Dimraj, i cili ka deklaruar se skuadra nuk po punon mire.

Shigjetat e Dimrajt shkuan ne drejtim te disa lojtareve, qe sipas tij, mbahen si profesioniste, por nuk jane te tille ne stervitje. Nderkohe qe u tregua i rezervuar ne berjen publike te emrave konkrete. Po ashtu, shefi i klubit nuk harroi te theksonte se qe nje klub te shkoje mire, duhet te funksionojne te gjitha hallkat. Por te kjo Tirane, sipas tij, nje hallke nuk funksionon. Pika, ku ai vuri gishtin, ishte mungesa e nje pergatitesi atletik, gje qe e konsideroi si shume te nevojshme.

Megjithate, keto deklarata te shefit Dimraj nuk jane pritur mire nga grupi i futbollisteve, ku shume prej tyre nen ze, kane lene te kuptohet se brenda klubit po rishfaqen serish “grupet” armiqesore. Mbrojtesi korçar i bardhebluve, Tefik Osmani, la te nenkuptohej se fjalet e shefit te klubit, lene nje shije te hidhur per faktin se tregojne se duan te sulmojne skuadren ne momentin e pare qe ajo nuk ecen mire, ndersa askush nuk fliste kur ne ishim ne formen me te mire.

Per ish-lojtarin e Kombetares kuqezi, tashme skuadra Tirana verifikoi se ka edhe nje kundershtar me shume. “Rauf Dimraj po punon ne te njejtin krah me kundershtaret tane ne kampionat, ishte konstatimi i mbrojtesit Osmani. Deklaratat e tij vijne ne nje moment te veshtire te ekipit dhe une dua ta pyes per arsyet perse nuk foli atehere kur ne fitonim, por tani qe u rrezuam”.

Sipas tij, ky reagim ne fakt e ka nje shkak, qe lidhet me interesat personale te Dimrajt, i cili duket se prej kohesh ia ka vene syrin postit te pergatitesit atletik. “Ai deshiron te jete pergatitesi yne atletik, por nuk do t‘ia arrije”, u shpreh Osmani, ne lidhje me nje ambicie te mundshem te shefit te klubit per te mbajtur nje post edhe ne stafin teknik te skuadres.

Gjithsesi, kjo polemike nuk e favorizoi aspak situaten qe po kalon skuadra, e cila pas humbjes ne Laç, tashme eshte 12 pike larg kreut dhe e shikon veten thuajse plotesisht larg luftes per titull. Ekipi i trumbetuar shume si pretendenti kryesor per te mbrojtur kuroren e kampionit tashme do te duhet te rishikoje edhe njehere objektivat, pasi shanset per te rikuperuar diferencen me Dinamon jane te vogla, dhe vetem nje mrekulli do te mund t‘i rikthente bardheblute ne gare.

Top Channel