Sot perballja e forte Barcelona-Inter

24/11/2009 14:00

Kur u kujtua ndeshja e kthimit mes ketyre dy skuadrave ne Kamp Nou, asnjeri nuk mendoi se do luftonin per te siguruar nje nder dy vendet e kreut te Grupit F qe i siguron kualifikimin.

Barcelona eshte kampiona e Europes dhe kampionia e Spanjes, nderkohe Interi tre here radhazi kampione e Italise, mjafton kaq per te bere te mendoje se keto dy klube do siguronin kualifikimin qe ne ndeshjet e para.

Por katalanasit, ne rast humbjeje ne arenen e tyre do t’i duket akoma me larg e me i veshtire kualifikimi.

Humbja ne Kamp Nou me Rubin Kazan tronditi pozitat e skuadres blaugrana dhe ne te njejten kohe njollosi imazhin e tyre si te pathyeshem. Ndaj te njejteve kundershtare skuadra e Pep Guardioles nuk shenoi dot ne transferte duke cuar ne kete gjendje presionin skuadren e tij, ne prag te supersfides me zikaltrit.

Interi vertet eshte pese pike perpara ne klasifikimin e Serise A, por per asnje moment nuk ka shkelqyer ne ndeshjet e europes, me perjashtim te ndeshjes ndaj Dinamos se Kievit. Barazimi me to dhe me Rubinin, i le edhe italianet ne ankth per mbremjen e sotme.

I ndan vetem nje pike keto dy skuadra ne grup dhe Barcelona duket me e avantazhuar qofte edhe me Barazimin, duke e konsideruar si te lehte ndeshjen e rradhes ne shtepi ndaj Rubinit, por nese Interi fiton dhe Rubini mund Dinamon e Kievit, kampionet e Europes ne fuqi do te perballen me nje largim te turpshem nga Champions League.

Gjithcka e hapur per dy nga skuadrat pretentente te kesaj veprimtarie, emocione, ankth dhe frike, te permbledhura ne arenen 90 mije vendeshe te Kamp Nout, duke filluar nga ora 20.45, drejtperdrejt ne SuperSport ne kualitetin me te larte HD.

Top Channel