
Google ka kerkuar falje per nje foto te zonjes se pare te Shtepise se Bardhe, Michelle Obama ku ajo eshte animuar si nje shimje.
Ne motorin me te fuqishem te kerkimit, nese shkruhet emri i Michelle Obama, rezultati i pare i kerkimit ishte nje foto raciste qe sulmon femren me te fuqishme ne SHBA. “Ndonjehere rezultatet e kerkimit mund te jene ofenduese. Jemi dakord. Opinionet e shprehura nga keto faqe nuk kane asnje lidhje me Google. U kerkojme falje atyre qe kane pasur nje eksperience te keqe kur kane pare nje gje te tille. Shpresojme ne mirekuptimin tuaj”, deklaron kompania e Mountain Wiev.
Kjo nuk eshte hera e pare qe Shtepia e Bardhe bie pre e sulmeve te tilla nga njerez qe nuk i mbeshtesin politikat e krereve me te larte te shtetit pasi nese kerkoje ne Google me fjalet “deshtim i plote” para disa kohesh, rezultati i pare ishte George W. Bush.
Top Channel