Ferguson: Brazili nuk ka rivale ne boteror

24/11/2009 15:50

Sir Alex Ferguson nuk beson se Anglia mund te fitoje Kupen e Botes, ndryshe nga shume emra te medhenj te botes se futbollit.

Nga skuadra e Manchester United jane plot 9 lojtare kandidate per finalet e kampionatit, por as kjo nuk e  ben Ferguson te besoje se kombetarja e Capello-s ka fuqine dhe tekniken te arrije deri ne maje. Ne analizen qe ai ben, Brazili eshte skuadra favorite per te ngritur ne qiell per te gjashten here trofeun me joshes te futbollit.

“Nuk arrij te shikoj nje skuader tjeter pervec Brazilit qe te jete favorite. Mjafton te shikojme lojtaret qe kane ne dispozicion. Ne Afriken e Jugut do luajne per te fituar. Vitin e shkuar pashe 103 braziliane ne Champions League dhe vetem 15 angleze. Madje ka pasur me shume skoceze se sa angleze. Keto te dhena dhe raportet mes kombetares e lojtareve te huaj vene ne pah superioritetin e Brazilit ndaj Anglise”, thekson tekniku skocez.    

Top Channel