Bruni: Do te luaj film me Woody Allen
24/11/2009 10:50
Zonja e pare franceze, modelja italiane Carla Bruni njofton se do te luaje nje rol ne filmin e Woody Allen.
“Nuk jam aktore, po eshte nje rast vertete fantastik. Nuk e kam idene se cila do te jete pjesa ime por i jam pergjigjur pozitivisht fteses. Ndoshta nuk kam asnje vlere si aktore, por nuk mund ta le te me ike nga duart ky rast”, thote Carla ne nje interviste televizive.
Gruaja e Sarkozy thote se e ka marre vendimin me entuziasem, pasi kur te jete gjyshe do te donte te kishte ne eksperiencen e saj edhe nje film me Woody Allen.
Regjisori i madh e kishte njoftuar qe ne vere qellimin e tij per ta marre Brunin ne cast-in e aktoreve, por mesa duket vetem tani ka ardhur pergjigja pozitive nga zonja e pare.
Top Channel