Ahmadinexhad: Shpresojme ne nje akord me ANEB-in

24/11/2009 00:50

Ne nje konference per shtyp ne Brazilia, se bashku me homologun brazilian Lula, presidenti iranian mahmud Ahmadinexhad eshte shprehur optimist per arritjen e nje marreveshje me Agjencine Nderkombetare te Energjise Berthamore.

“Shpresojme te arrijme nje marreveshje me ANEB, por per kete nuk kemi edhe shume kohe”, eshte shprehur Ahmadinexhad.

Presidenti iranian, ne kuader te turit te vizitave ne Ameriken Latine i dha fund vizites nje ditore ne Brazil per t’u nisur drejt Bolivise dhe me pas Venezueles ku do te takohet me homologet Morales dhe Cavez.

Top Channel