Trukimet, pranga ne Itali

23/11/2009 20:25

Skandali i shitblerjeve te ndeshjeve ka kaluar se fundmi edhe ne Itali.

Presidenti i skuadres se Potenzes, Giuseppe Postiglione qe luan ne grupin B ne divizionin e pare se bashku me 8 persona te tjere mes te cileve edhe drejtues sportiv jane arrestuar te henen ne mengjes nga policia vendase me akuzen e nderhyrjeve ilegale ne veprimtarite sportive.

Jane 10 ndeshje te ndryshme disa nga sezoni 2007-2008 dhe disa te nje viti me qe pas po hetohen nga departamenti antimafias.

Behet fjale per baste te shumta qe kane vendosur rezultatin e ndeshjeve ne tavoline, ka pohuar njeri nga drejtuesit e departamentit antimafia.

Sfida qe ka ngjallur me shume dyshime eshte ajo mes Potenzes dhe Salernitanes e prillit te vitit 2008 qe perfundoi 0-1 ne favor te skuadres mike.

Sipas hetuesve, kjo ndeshje eshte blere 150 mije euro nga presidenti i Potenzes, Postiglione ne favor te Salernitanes.

Giuseppe Postiglione, ne kohen kur u be presidenti i klubit Potenza ne vitin 2006 ishte vetem 24 vjec duke u bere dhe presidenti me i ri ne moshe i nje skuadre futbolli italiane.

Top Channel