Rusi, shperthim ne nje depo armesh, 8 te vdekur

23/11/2009 17:00

Te pakten tete ushtarake ruse kane humbur jeten ndersa dy te tjere kane mbetur te plagosur si pasoje e nje shperthimi te ndodhur sot ne nje depozite municionesh.

Lajmin e bejne te ditur agjencite ruse, sipas te cilave ngjarja ka ndodhur ne Ulianovsk, ku vetem pak dite me pare nje tjeter shperthim shkaktoi disa viktima.

Depozita ku ndodhi shperthimi eshte nen kontrollin e marines ruse. Me 13 nentor, ne nje shperthim zinxhir dy ushtare te tjere mbeten te vrare ndersa 60 te plagosur.

Top Channel