Itali, rrezohet avioni ushtarak, 5 te vdekur

23/11/2009 23:50

Zyra e shtypit e aeronautikes italiane njofton se nje avion ushtarak eshte rrezuar rreth ores 14:10 te dites se hene ne rajonin e Pisas duke shkaktuar vdekjen e 5 personave qe ndodheshin ne bord.

Ne komunikate njoftohet me tej se te peste personat ishin personel ushtarak dhe se avioni eshte rrezuar gjate disa manovrave luftarake stervitore. Ndersa nuk sqarohen shkaqet e incidentit duke nenvizuar se hetimet vazhdojne per percaktimin e tyre.

Nderkohe gjenerali Stefano Fort sqaron se megjithese hetimet vazhdojne incidenti mund te kete ndodhur si pasoj e nje gabimi njerezor pasi avioni tip C130 ishte ne kushte optimale fluturimi.

Top Channel