
Mrekulli ne radhet e ushatereve britanike me sherbim ne Afganistan. Togeri Paddy Rice ka shpetuar per mrekulli pasi plumbi ka pershkuar pothuajse gjithe hapesiren e trupit te tij, duke i kursyer jeten.
Ai eshte heroi i Britanise sepse pas mjekimit dhe fazes se rehabilitimit nuk eshte kthyer ne shtepi edhe pse kete te drejte e kane te gjithe ushtaret e plagosur.
Mjeket shprehen se ai eshte ushtari me me fat ne Afganistan sepse plumbi i ka pershkuar gjithe kurrizin duke i care lekuren, me pas ka kaluar ne qafe dhe doli pas veshit. Snajperi nuk e ka shenjestruar tamam per shume pak milimetra.
Menjehere pasi u plagos, 25 vjecari ruajti qetesine duke thirrur reshterin dhe shoket e skuadres qe e ndihmuan. Ngjarja ndodhi ne 26 tetor ne Chach-e’ Anjir, zone ne provincen e Helmandit. Togeri Rice ka dale serish ne sherbim, pavaresisht se ne trup ka 29 qepje.
Top Channel