Shkenca arrin te prodhoje ne menyre artificiale trurin e maces duke simuluar funksionimin e saj me qellim deshifrimin e mekanizmave te gjitareve per te arritur deri tek riprodhimi i trurit njerezor.

Ky hap i madh eshte hedhur nga shkencetaret e qendres se kerkimit IBM dhe Stanford University ne SHBA. Duke perdorur superkompjuterin “Blue Gene” shkencetaret kane arritur te vene ne funksion koren celebrale me nje miliarde neurone dhe 10 mije miliarde lidhje sinaptike.

Kompjuteri i katert me i fuqishem ne bote ka arritur te vendose ne funksionim 147.456 njesite nepermjet njesise se memories 144 mije miliarde byte. Simulimi lejoi shkencetaret te shohin si punojne nuronet e felinit pa prodhuar shpejtesine e aksionit. Asnjehere me pare nuk ishte arritur ne nje nivel te tille simulimi.

“Marrim male me te dhena duke studiuar trurin por punojme si koleksioniste pullash sepse nuk arrijme t’i vendosim bashke ashtu si deshirojme. Prandaj rezultati eshte i jashtezakonshem”, shprehet Jim Olds. Zbulimi me i madh i bere ne kete fushe ishte simulimi deri ne 40 % i trurit te miut ne vitin 2006 dhe vetem 1 % i trurit te njeriut gjate muajve te shkuar.  

Top Channel