Serie A, Inter shkeputet 8 pike nga Juve

21/11/2009 21:45

Tani Interi mund te mendoje i qete per ndeshjen e Liges se Kampioneve ndaj Barcelones, pasi ka mundur 3-1 Bolonjen ne transferte.

Kane treguar nje forme te mire zikalterit pas nje jave pushim ne kampionat dhe ne te njejten kohe kane dominuar lojen duke mos e ulur ritmin per asnje moment.

Milito zhbllokoi rezultatin ne minuten e ‘22 pas nje kaosi ne zone, por vetem nje minute zgjati ky avantazh, pasi Zalajeta shenoi golin e barazimit, qe u duk se shtoi me shume presionin e kampioneve te Italise.

Ne minuten e ’42, nga nje goditje kendi e Maikon, shenon Mario Baloteli duke e cuar Interin ne avantazh ne dhomat e zhveshjes.

Ne pjesen e dyte kane vazhduar me te njejtin ritem zikalterit, te cilet detyruan ne disa raste kundershtaret te gabonin.

Nga nje aksion i tille ka perfituar Esteban Kambiaso, i cili shenoi golin e trete, duke i siguruar perfundimisht fitoren e radhes Interit, qe tashme ka cuar ne 8 pike avantazhin ndaj Juventusit te vendit te dyte qe do te luaj te dielen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA