Nje nga modelet me te njohura te Korese se Veriut, Daul Kim eshte gjetur e vdekur ne apartamentin e saj ne Paris.
Mediat nderkombetare thone se 20 vjecarja mund te kete vrare veten, por autoritetet zyrtare nuk i kane konfirmuar ende shkaqet e vdekjes.
Kim ka marre pjese ne sfilatat me te rendesishme te modes ne te gjithe boten, duke punuar me firmat me prestigjoze te veshjeve si Channel dhe Alexander McQueen.
Koreja e Jugut ka numrin me te madh te vetevrasjeve mes 30 vendeve qe i perkasin Organizates per Zhvillim dhe Bashkepunim Ekonomik.
Vitin e kaluar ky vend u perfshi nga nje seri vetevrasjesh te profilit te larte, mes te cilave ate te ish-presidentit Roh Moo Hyun, i implikuar ne nje ceshtje korrupsioni.
Top Channel