Button: Nuk vendosen parate por zemra ime
20/11/2009 19:50
“Ishte zgjedhja ime me e mire, kisha nevoje per sfida te reja“. Keshtu ka deklaruar kampioni i botes ne fuqi, Jenson Button per kalimin e tij nga Brawn GP tek skuadra anglo-gjermane McLaren.
“Nuk e kam bere kete per para. Te gjithe shkojne aty ku ndihen me mire. Mendoj se do te jete shume emocionuese te sfidosh Hamiltonin ne shtepine e vet. Duhet te punoj shume per te perballuar sfidat e reja qe me presin perpara“, ka theksuar kampioni Button.
Gjate intervistes se tij dhene BBC, 28 vjecari ka folur me superlativa per sezonin qe ai u shpall kampion bote ne F1. “Kisha nje raport shume te mire me te gjithe, por vecanerisht me Ross Brawn, pa te cilin nuk mund te fitoja kete titull“, ka perfunduar Button
Top Channel