Edit Mihali, nje ze i pavdekshem per Teatrin e Operas

19/11/2009 19:05

Ne ambjentet e operas ka derdhur energjine, inteligjencen dhe sakrificen per t’u bere nje nga zerat me te famshem te muzikes operistike shqiptare.

E impenjuar, pasi ndodhet dy dite para premieres  se operas “Salome” nga Shtraus, ajo diskuton me koleget e saj  “dyshimet” e fundit per rolin e Herodias. Behet fjale per sopranon Edit Mihali. Me nje ze te rralle ne muziken operistike, Edit Mihali fale punes dhe karrieres te gjate ne skene, prej kohesh gezon titujt “Artiste e Merituar” dhe “ Mjeshtre e Madhe”.

E pranishme gjithmone ne aktivitetet e Teatrit te Operas dhe Baletit, per pianisten Lindita Kotorri, puna me Editin eshte impenjative. “Kur punon me nje njeri qe nuk toleron asgje, pra lexon nje partiture si e ka krijuar kompozitori, atehere une them se eshte nje kenaqesi e plote”, shprehet Kotorri. Dhora Leka zbuloi tek Editi talentin e saj. Pavaresisht trashegimise familjare ne fushen e mjekesise, nder tre femijet, Editi ishte e vetmja qe iu kushtua muzikes. E mesuar qe t’ja dale mbane, duke marre persiper dhe role te veshtira, sot Editi njihet dhe si pedagoge, pune te cilen e ka nisur qe ne vitin 1979.

Nje nder studentet e para eshte Marjana Leka. “Do ta kujtoj gjithmone ate periudhe me shume kenaqesi. Nje pedagoge shume e mire qe me ka ndihmuar shume dhe me ka ndjekur hap pas hapi. Kam qene me fat qe isha studente e saj”, shprehet Mariana. Me gati 20 role ne recitalet e saj brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise, mirenjohja e saj e rralle shkon per Marie Krajen, qe sipas Editit, projektoi ecurine e saj artistike. E realizuar tashme si artiste, grua dhe gjyshe, Edit thote se asnjehere nuk heq dore nga projektet e saj te medha.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA