“The Big Switch” cmend indianet

19/11/2009 17:40

“The Big Switch”. Keshtu quhet reality show me i ndjekur ne Indi qe mberthen cdo te shtune para ekranit miliona njerez.

Utv Bindass eshte frymezuar nga filmi i suksesshem “The Millionaire”, duke futur ne nje shtepi 20 femije, 10 prej te cileve vijne nga bota e spaktaklit apo jane femije pasanikesh dhe 10 te tjeret vijne nga lagjet me te varfra te Mumbait. Konkurrentet monitorohen 24 ore nga kemarat edhe pse pamjet nuk transmetohen live.

Femijet jane ndare ne cifte, ku nje i pasur ndodhet perkrah nje te varfri dhe cdo jave ata duhet te kalojne prova te rendesishme per te qendruar ne gare. Cifti fitues do perfitoje 20 mije euro, te cilat do shkojne te gjitha per femijen nga lagjet e varfra.

Ne kete show te rinjte e pasur duhet te jetojne pa komoditetet e jetes se tyre, duke u pershtatur me nje realitet te ndryshem dhe shume me te varfer. Kjo ka treguar se disa prej tyre jane treguar te paafte per te kryer punet e shtepise. Gjate tre viteve te fundit ne Indi eshte zhvilluar nje numer i madh spektaklesh te ketij lloji, ku famen me te madhe e ka marre Big Boss (versioni shqiptar i Big Brother).

Top Channel