Mbyti gruan ne gjume, i bindur se ishte nje hajdut qe kishte hyre ne kamperin e tyre per te grabitur.
Brian Thomas 59 vjec mund te denohet per akuzen e vrasjes per shkak te papergjegjshmerise mendore, duke qene se ka vepruar kur ka qene somnambul.
I akuzuari i eshte nenshtruar nje seri testesh dhe rezultoi se prej 50 vitesh ai kishte probleme te gjumit.
Per kete motiv, ministri publik, Paul Thomas eshte shprehur ne favor te nje denimi te vecante, me qellim qe te mos shpallet fajtor per vrasje te qellimshme, pasi gjithcka ndodhi ishte pasoje e problemeve te shendetit mendor te te akuzuarit.
Ngjarja
“Mendoj se kam vrare gruan time. Besova se ishte dikush qe hyri per te na grabitur…c’paskam bere”, kane qene fjalet e para te Brian, pasi i telefonoi policise.
dhjete minuta me vone forcat e rendit shkuan ne vendngjarje dhe gjeten gruan pajete, ndersa i shoqi ishte prane duke qare.
“Ajo ishte jeta ime”, thoshte Brian, i cili prej pak kohesh kishte nderprere eshte ilacet per problemet e tij mendore.
Top Channel