Inter e ka “armikun” ne shtepi. Behet fjale per Mario Balotelli-n, i cili shfrytezon rastin per te terhequr vemendjen drejt tij sa here qe gjen pak kohe te lire.
Gjate nje bisede me femijet e institutit “Don Gnocchi” sulmuesi i Interit u eshte pergjigjur disa pyetjeve, por njera prej tyre ka bere me shume pershtypje. “Per cilen skuader bej tifo? Milanin”, deklaroi para femijeve Super-Mario, duke i thene te riut qe e pyeti: “Pse nuk e dije?”.
Sipas gazetes “Il Giornale”, Balotelli ka filluar te qeshe kur disa prej tifozeve te Milanit ne salle e kane duartrokitur. Me pas nje femije i ka shkuar prane duke i thene: “Une e di pse ata te rrahin, sepse ti je milanist”. Te kete qene thjesht nje batute nga Mario? Kete do ta vertetoje vetem koha.
Top Channel