Indeksi i Besimit te Konsumatoreve dhe Biznesit u rrit me 3.6 pike gjate tremujorit te trete te ketij viti, por mbetet ende 11.5 pike poshte mesatares historike, beri te ditur Banka e Shqiperise dje.
Indeksi ndertohet ne baze te intervistave me drejtues kompanish, si dhe me qytetare te zakonshem dhe synon te mase gjendjen shpirterore te shqiptareve ne lidhje me pritshmerite e tyre ekonomike. Sektori i industrise shprehu besimin se kushtet ekonomike te vendit po permiresohen.
Kompanite e intervistuara thane se situata e punesimit mbetet negative pavaresisht se mund te permiresohet. Bizneset ne teresi raportuan nje rritje te lehte te kerkeses se brendshme, si dhe permiresim ne numrin e porosive te marra per te ardhmen. Kerkesat per mallra shqiptare nga jashte jane permiresuar per dy tremujore radhazi, pas nje renieje katastrofike te shenuar ne tremujorin e pare. Sipas sondazhit, 76.5 per qind e kompanive te intervistuara raportuan se nuk kane bere asnje investim te ri ne gjashte muajt e fundit.
Kompanite e sektorit te ndertimit raportuan se renia e kerkeses gjate periudhes korrik-shtator te ketij viti ka qene me e lehte se sa ne tremujoret paraardhes, por megjithate shumica e tyre parashikuan situate te keqe per sa i perket numrit te te punesuarve. Por brenda ketij grupi, kompanite qe prodhojne materiale ndertimi apo sherbime per kete sektor raportuan situate te perkeqesuar per te tretin tremujor radhazi.
“Korrupsioni, ekonomia informale dhe marredheniet me bankat jane faktoret kryesore qe e kane demtuar aktivitetin e tyre”, thote BSH ne raportin e publikuar dje. “Bizneset raportuan se po perballen me nje situate financiare edhe me te keqe se ne tremujorin e dyte”, vijon me tej raporti. Investimet ne kete sektor vijuan te ulen.
Sektori i sherbimeve raportoi nje situate lehtesisht me te mire ne tremujorin e trete per sa i perket kerkeses dhe situates se punesimit, por njoftoi gjithashtu se situata financiare e ketij sektori eshte perkeqesuar ndjeshem. Sektori i sherbimeve ka qene me pak i prekur se sa pjesa tjeter e ekonomise shqiptare nga kriza.
Sipas kompanive te sherbimeve, ekonomia informale dhe kerkesa e dobet nuk i kane lejuar te kryejne nje aktivitet normal biznesi. Kapacitetet e ketij sektori jane perdorur ne masen 76 per qind ne tremujorin e fundit, nderkohe qe nje vit me pare perdoreshin ne masen 80 per qind. Rreth 69 per qind e kompanive te intervistuara thane se nuk kishin bere asnje investim ne gjashte muajt e fundit. Ky sektor gjithsesi ka shpresa se ne tremujorin e katert situata do te permiresohet lehte.
Indeksi i besimit te konsumatorit u ul me 1.8 pike perqindjeje ne tremujorin e trete 2009, nje situate kjo e ngjashme me tremujorin e dyte, sipas raportit te BSH. Pritshmeria e pergjithshme ekonomike e konsumatoreve eshte ne renie, ndersa blerjet e medha, pesuan ulje me 1.5 pike perqindjeje. Konsumatoret vleresojne se situata e pergjithshme financiare eshte perkeqesuar ne muajt e fundit.
Ata presin qe ne 12 muajt e ardhshem, inflacioni te rritet pak me shume se ne te shkuaren. Rreth 45 per qind e konsumatoreve te intervistuar presin qe papunesia te rritet ne gjashte muajt e ardhshem. Ne vezhgimin paraardhes, vetem 36 per qind e konsumatoreve kishin te njejtin mendim. Nga ana tjeter, numri i shqiptareve qe besojne se papunesia do te ulet eshte reduktuar me tej ne 15.4 per qind nga 27.7 per qind qe ishte ne vezhgimin paraardhes.
Indeksi i Besimit te Konsumatorit dhe Biznesit eshte nje metode qe perdoret ne shume vende te botes dhe sherben per te vleresuar situaten e pergjithshme ekonomike te vendit sipas kendveshtrimit te popullates. Qe kur ky indeks filloi te hartohej ne vitin 2003, shqiptaret kane raportuar shqetesime me te medha per ekonomine e vendit kur Shqiperia eshte prekur nga krizat energjetike, vecanerisht ne tremujorin e trete 2005 dhe ne vitin 2007. Besimi i shqiptareve tek ekonomia shenoi nivelin me te ulet te mundshem ne janar-mars te ketij viti, para se te permiresohej lehte ne tremujoret vijues.
Top Channel