Sot eshte dita e se vertetes per te plotesuar perfundimisht puzzle-n e hartes se skuadrave pjesemarrese ne Afriken e Jugut 2010.
Enigma me e madhe duhet zgjidhur ne Europe ku luhen 4 ndeshjet e kthimit play off. Pothuajse me nje kembe ne boteror eshte Franca qe fitoi ndeshjen e pare ne Irlande 1-0 me gol te Anelka. Ndersa Portugalia duhet te kaloje ne “ferrin” e Sarajeves pas fitores jo bindese te 4 diteve me pare ne Lisbone.
Test i veshtire edhe per Rusine e Gus Hiddink, pasi skuadra e tij do luaje ne fushen e Sllovenise qe e vuri jo pak here ne dyshim fitoren e Rusise 2-1 ne Moske. Perballja me e hapur do te jete ajo mes Ukraines dhe Greqise ku te dyja kombetaret do luajne gjithcka per nje bilete boterori pas barazimit po gola ne Athine.
Test i lehte per Uruguajin qe duhet te menaxhoje fitoren e pare ne Kosta Rika, ndersa Zelanda e Re eshte ne hap larg kualifikimit historik pasi mundi Bahreinin ne ndeshjen e pare 1-0.
Ndeshje e zjarrte do te jete edhe ajo mes Egjiptit e Tunizise ku skuadrat do perballen ne fushen asnjeanese te Sudanit per te kerkuar kualifikimin ku te treja rezultatet jane te mundshme.
Top Channel