Shpresat, sot kunder Bjellorusise

17/11/2009 10:05

Pas paraqitjes pozitive gjate fundjaves qe kaloi me Austrine, perfaqesuesja Under-21 e Shqiperise zbret serish ne fushe.

Ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit, skuadra e drejtuar nga Artan Bushati do te luajne kunder nje tjetre skuadre te forte ne Grupin 10 eliminator, Bjellorusise. Drejtuesi i stolit kuqezi thekson se edhe ne sfiden qe starton sot ne oren 14:00, Shpresat do te hyjne ne fushe per rezultat pozitiv, ku objektivi kryesor eshte fitorja.

“E kam theksuar edhe me pare qe Bjellorusia nuk eshte nje skuader e dobet. Perkundrazi, ajo eshte ne te njejtin nivel si Austria dhe kete e tregojne pozitat ne klasifikim, ku ndodhen ne vendin e trete, me 9 pike ne kater ndeshje”, deklaroi Bushati.

“Megjithate, pas barazimit dhe lojes se mire qe treguam te premten kunder Austrise, skuadra eshte e motivuar dhe kerkon te beje nje tjeter paraqitje ne nivele te kenaqshme. Luajme per rezultat pozitiv dhe natyrisht qe do te hyjme ne fushen e lojes per te marre tri pike dhe per te rregulluar pozitat tona ne keto eliminatore”.

Frika e vetme duket se eshte forma fizike e skuadres. Trajneri shkodran shton nder te tjera se me Bjellorusine, 21-vjeçaret shqiptare i pret nje test i mire edhe per te pare nese jane ne gjendje te zhvillojne dy ndeshje radhazi ne nivele te larta.

“Ne Shqiperi eshte e veshtire te gjesh futbolliste qe mund t’i sherbejne Kombetares U-21, kjo edhe per faktin se skuadrat e Kategorise Superiore nuk mendojne te punojne me te rinjte. Edhe ata lojtare qe militojne me klube elitare kane pak hapesira dhe normalisht nuk mund te jene ne formen optimale”, ishte vezhgimi i trajnerit. Por, nje plus i madh per sfiden e sotme eshte kthimi te Shpresat i kater elementeve te Kombetares “A”.

Vetem pak ore pasi mberriten ne Shqiperi nga Estonia, portieri Samir Ujkani, mbrojtesi Franc Veliu dhe mesfushoret Jahmir Hyka e Emilian Vila kane zhvilluar dje stervitjen e pare me kuqezinjte e vegjel. “Te katert keta lojtare do t’i sherbejne shume skuadres. Natyrisht qe do te kete ndryshime nga formacioni qe luajti me Austrine, pasi tashme konkurrenca eshte me e madhe, por preferoj t’i mbaj sportistet te karikuar deri ne fund dhe titullaret do te behen publike vetem pak perpara ndeshjes”, perfundoi trajneri.

Top Channel