
Kombetarja shpresa merr nje tjeter goditje ne fushaten eleminatore te Euro 2011 pasi ka humbur ne shtepi ndaj Bjellorusise.
Sikur te mos mjaftonte humbja 4-2 ne Minsk, te rinjte e kombetares jane mundur edhe ne “Niko Dovana” te Durresit, duke lene pas ne grup vetem Azerbajxhanin. 2-1 ka perfunduar 90 minuteshi i ndeshjes qe u luajt sot.
Bjelloruset kaluan ne avantazh ne minuten e tete me ane te Skavysh, i cili dyfishoi shifrat ne minuten e 36-te. Djemte e Artan Bushatit jane treguar te pafuqishem per te reaguar pasi goli i Roshit ne minuten e 76-te nuk ka mjaftuar per te regjistruar humbjen e radhes.
Barazimi i se premtes 22 me Austrine u duk si nje sinjal per ringjalljen e U-21 por me kete humbje konfirmohet forma jo e mire qe po kalon kombetarja shpresa kuqezi.
Top Channel