Kuzhe: Spekulimet per nderhyrje, s’dua t’i komentoj

17/11/2009 09:45

Gjashtembedhjete ore  me pare, nje nder figurat e njohura te Kombetares sone te viteve ‘90, ish-kapiteni Rudi Vata, kishte leshuar nje deklarate bombastike ne lidhje me faktin se, trajneri i Shqiperise, Josip Kuzhe, nuk nderton vete formacionin qe zbret ne fushe, por pranon nderhyrjet e zyrtareve te larte te FSHF-se.

Gazetaret e kane ngacmuar ne kete pike teknikun kroat, i cili nuk ka preferuar te beje shume komente, duke dashur te shmange çdo polemiken me Vaten. Gjithsesi, ai e ka hedhur poshte faktin e supozuar se “formacionin ia bejne te tjeret”.

“Mbi te gjitha une e respektoj te kaluaren e futbollit shqiptar, fillon pergjigjen e tij, tekniku i Kombetares kuqezi. Futbolli ne Shqiperi nuk ka lindur kur erdha une. Do te isha i semure po te thosha kete. Edhe paraardhesit e mi, Hani, Bariç etj., jane munduar te bejne me te miren me Shqiperine. Une nuk e di çfare ka ndodhur ne te shkuaren, por ne duhet te respektojme historine. Por mund te pohoj se kam idete e mia per lojtaret qe duhet te aktivizoj. Nese dikush nuk eshte dakord me ate qe une bej, le te vije te me beje sugjerimet e duhura, sepse komentet nga jashte mund te behen shume kollaj. Do t’i pranoja me kenaqesi. Nuk kam çfare t’i komentoj me shume kesaj çeshtjeje”, ka perfunduar Kuzhe, i cili ka rinovuar kontraten me FSHF deri ne fund te eliminatoreve te Euro 2012.

Top Channel